Fryma poetike e së dielës me poeten:-Flora TEMAJ

Jo

——————————–

Nuk kthehet më ajo

As s’ka për të kërkuar

Me asgjë madhështore,

më s’ka me t’krahasua

Vafsh andej ku s’thuhet dot!

Se s’ka me t’kujtua,

në asnjë stinë në asnjë mot.

Ç’ofshamë nga brenda i plaska,

malli prapë po e përvëlonte,

shpirti i saj tretej në heshtje,

por nuk mund ta pranonte.

/www.QendraPress.com/