Fryma poetike e së dielës me poeten;-Florenca RADA
NËNA
————————–
Fjala nënë, pushton gjithë botën mbarë.
Fjala Nënë, është gjithë ngrohtësia e shtëpisë dhe e fëmijëve të saj
O,Nënë!
Ti je mëshirimi dhe shërimi i fëmijëve tënd.
Ti je një oqean i tërë
që mban hallet e dertet e fëmijëve tënd
O,nënë!
Ti je gëzimi dhe lumturia e cdo fëmije.
Pa Ty o Nënë ,bota ndryshon,
pa Ty , atë djalli e gllabëron.
Ti je Ajo moj Nënë
që qetëson dallgët e një oqeani, furtunat e ciklonet ,
kur brenda shtëpitë duan t’i shkatërrojnë
O, Nënë!
Sa shumë më mungon!
Dua të qaj një hall me ty,
por jo!
Zemra më përvëlon
se vetëm në vargje të kërkoj,
pranë s’të kam dot.
Më fal o , Nënë!
Kur kemi qenë fëmijë edhe
s’të kemi dëgjuar ndonjëherë të kemi mërzitur,
nuk kuptonim s’è ç’do të
thoshte lodhje per Ty, Nënë.
Mua më kujtohet njëherë,
kishe gatuar dhe në fushë
duhej car.
Unë nuk t’u urdhërova moj Nënë.
Oh,sa më erret ky kujtim
s’è shumë të kam vrarë.
Sa shpesh e kujtoj dhe vetëm qaj,
se sot e kuptoj kur vetë u bera nënë.
Sa shumë më mungon
moj e mira Nëna ime në botë!
O Nënë, që pa Ty askush i qetë nuk mund të jetojë.
Ti asnjëherë s’mërziteshe,
por ç’do gjë e bëje vetë.
Nënat, botën e shumojnë,
Japin gëzim ,lumturi, gjallëri,
pa Ju Nënat, bota nuk
mund të ekzistojë.
Nënë,nuk të harroj,
shumë më mungon !
Bota e tërë sot Nënat i kujtojnë’.
/www.qendrapress.com/