Fryma poetike e së dielës me poeten:-Florinda PLAKIQI

Droja
——————–
Më afër ylli ballit të nxirë,
përgjysmë, mu siç na uli Zoti me një britmë,
në kaos njerëzie veç një klithmë;
U linda me ta t’shitojnë shpirtmirë.
Veç një shkrepje, pa mure qyteti
që t’krisë, vetmia, kur do qielli,
Tercina, amanet prej t’ndjeri;
Po s’të hoqa vetës, do më nxijë i mjeri.
Ëndërr, që për jetë të tremb,
nga dera në derë, rend..
pjellë faji nga vdekja të kthenë,
me ballin më zi rreth kalasë të endë.
/QendraPress/