Fryma poetike e së dielës me poeten;- Ganimete JAKUPI

I HUAJ

——————–

I huaj në një vend tjetër,

Ndihem indiferent pa shpresë…

Dëgjoj një gjuhë që kurrë se kisha dëgjuar,

E asnjë fjalë nuk e kuptoj për besë!…

Me një trastë në dorë bredhi në çdo shtëpi,

Kërkoj një strehim nën një çati,

Me ngashërim më duket vetja si i përhumbur,

Si një lypsarë që kërkon të sigurojë bukën…

Eh mendoj me vete se si erdha puna deri këtu,

I lamë prindërit vetëm e gjithçka që patëm,

Athua na dhanë bekimet e tyre kur na përshëndetën,

Se na rritën me mundime e në pleqëri i lamë vetëm!…

Mendimet e mia më shpien çdokund,

Më trazojnë shpirtin e rehati nuk gjej askund,

Si një I huaj e i përbuzur,

Shpeshherë më tallin, më fyejnë e shpirtin ma këpusin…

Si një I huaj çuditem me forcën, kurajën time,

Madje plot motiv për punët më të vështira,

I premtoj vetes çdo ditë nuk do të dorëzohem,

Derisa një ditë ëndrrat të më realizohen.

Ganimete Jakupi, Zvicër.

/www.qendrapress.com/