Fryma poetike e së dielës me poeten;-Ganimete Jakupi DEMIRI

NATË E QETË

——————————-

Rri vetëm me muret!
Qetësi që vret!
Dëgjoj tik-taket e orës,
Dhe ndihem në siklet!

Nuk di ku je?
Pse s’më flet?
Je me dikë tjetër?
Apo je vetë?

Të thërras nuk lajmërohesh!
Mendja gjithkund më shkon,
Ndoshta s’je i gjallë?!
Pse nuk përgjigjesh në telefon!?

Më kujtohet fjala,
që ndoshta edhe ti e kujton?
Dashtë Zoti më gjen çka mendon gruaja!
E jo nëna çka mendon!

/www.QendraPress.com/