Fryma poetike e së dielës me poeten;-Ganimete Jakupi DEMIRI

NJË SHPIRT I BARDHË

———————————-

Me moshën floku yt ishte thinjur,

Kishte marrë ngjyrën e argjendtë,

E fytyrën ta kishin mbuluar rrudhat,

Fiziku yt aq shumë kishte ndryshuar,

Kur papritmas të pashë mbeta e befasuar!

Ishe kërrusur e ishe zbehur,

Syçkat tua kishin ndryshuar nuancat magjike,

Tani dukeshin si të “mavijosura”,

Fshiva sytë edhe njëherë duke shikuar,

M’u dukë se isha në ëndërr, por në realitet isha zgjuar!…

Të shikova me shumë vëmendje,

Dhe I parashtrova vetes qindra pyetje!…

Për një çast m’u kujtua një fjalë:

“Halli hallit nuk i ngjan”,

Vitet duke ecur e ne duke u plakë…

Megjithëse ishte një ndryshim drastik,

Ta njoha mirë atë shpirtin tënd fisnik,

E tillë kishe mbetur edhe në pleqëri,

Një shpirtë i bardhë që joshë çdonjëri,

Ai shpirt i bardhë plot bujari.

Ganimete Jakupi, Zvicër.

/www.qendrapress.com/