Fryma poetike e së dielës me poeten:-Ganimete Jakupi DEMIRI

MË I BUKURI ALFABET

———————————-

Alfabeti ynë i çmuar,

Çdo shkronjë e tij është një thesar,

Të renditura si një gjerdan,

Më i bukuri Alfabeti ynë shqiptarë.

Gjuha e vjetër nga antikiteti,

U ruajtë ndër breza me radhë,

Duke folur me shkronjat e arta,

Të identifikuar si shqiptarë.

Gëzuar dita e Alfabetit!

Ditë e shenjtë e shqiptarëve,

Ditë kjo kur u hapen dyert e diturisë,

Dhe u mbyllën ato të robërisë.

Me këtë Alfabet më tutje,

Fituam të gjithë betejat të pandarë,

Shënuam ditët, datat më të rëndësishme,

Deri më sot në shtetin tonë ideal.

Ganimete Jakupi, Zvicër.

/www.QendraPress.com/