Fryma poetike e së dielës me poeten;-Gerta BANDILLI

Filozofia e së dielës…
—————————————–
Çdo ditë e shkruaj një testament
Mbi një degë peme
Mbi një copë lëkurë shkëmbi
Mbi një gjethe nga druri
I pemës së trashëgimisë
Që kalbet çdo dimër,
Mbi heshtjen e një tastierë
Mbi ashte e mia të krisura,
Duke menduar se testamentet
Janë punë e paqme
Për pasardhësit.
Vetëm se dega e pemës u thye
Gjethja nuk u shndërrua në syth
Siç bënte çdo pranverë
Mjeshtri i akordit vdiq në dimër
Kockat e mia u thyen
Dhe pasardhësit egoistë
E kontestuan testamentin.
/QendraPress/