Fryma poetike e së dielës me poeten;-Gëzim AJGERAJ

MALL FJALE
——————————
Asnjë fjale s’pikoi për farë e për muzë
as edhe një pendël zogu s’erdhi nga andej
te paktën për njė freski balli a mall
bile e kërkuam fletë më fletë vegimesh
edhe ne faqe të thata rrjetesh e mediesh
s’gjetëm as fjalë as varg për pish e për shpirt
t’ia ndiznim një shkëndijë heshtjes pranë dritares
ia kishin djegur metaforën fjalës
shkruam e hi ba ia kishin deri në filozofi
e mjerë kjo zonjë fjalë ç’trishtim i kanë vënë
e në ç’mjerim ka rënë vaj’halli
përtej plazmës së bardhë glacojn sorra e morra
e fjala mbytet trishtimi për pak dritë e diell
ec e gjeje në këtë hallakamë e batërdi
plaç edhe ti varg që më dogje pritjes
nën këtë tavernë plot mall fjale!
/QendraPress.com/