Fryma poetike e së hënës me poeten;-Gladiola JORBUS

Mbi varrin tim, ti mos qëndro!

———————————————

Duke qarë e mallkuar qiellin.

Aty nuk shtrihem në vetmi,

nën qiparisin që mban zi.

Edhe pse jeta mori fund.

Nuk jam nën tokë.

Por jam gjithkund.

Do të bëhem erë dhe pikëz shiu.

Do të bëhem flutur e fjollë dëbore.

Do të jem e para rreze dielli

që troket në dritaren tënde.

Do të jem pulëbardha

që valën puth.

Do të jem e arta, kokrrizë rëre.

Do të jem një yll që shndrin i strukur,

bulëzimi i gonxhes së pakëputur.

Në varrin tim, mos mbill trishtim!

Kaq lehtë nuk prehet, shpirti im!

Do të bëhem fjalë, do të bëhem frymë.

Do të bëhem djep.

Dhe ëndrrat butë… do t’i përkund.

Andaj mbi varr, mos më vajto!

S’ do të jem aty!

Do të jem gjithkund!

/www.qendrapress,com/ ———————————————