Fryma poetike e së dielës me poeten; Hidajete HASANI
Perlë
—————-
Gjendet në tok
Gjendet në det
Gjendet te njeriu
I vërtetë
Ti legjendë me
Kep të thepisur
Me shkëmb
Te qëndisur
E maje te larta
Plot madhështi
Kodër pa ura
E breg me pisha
Liqej e Det kaltërsi
Më shumë më mahniti
Gjeometria e hapësirës
Në Det
Veç zoti krijo
Ketë mrekulli
Falënderues çdo njeri
Debat me hapësirën:
Po ti Det
Pse je herë i trazuar
Herë je i qet
Unë jam si ju
Kur era loz me mua
Unë luaj me ju
Po vërtet
Nuk mundem pa ju.
Unë ju fali ngjyre
Ju me falni jetë
Ti rërë na fal
Me ty bëjmë padrejtësi
Ti na fal veç dashni
Njerëzimi këtu është
I zhveshur nga brengat
Ka liri e dashuri.
Me gjithë kaltërsinë
Na fal paqe shpirtërore
Do me merr malli
Do më marr
Për ty det me valë
E për ty rërë me zjarr
Andaj vërtet je Perlë.
Autorja : Hidajete Hasani
Gusht. Shengjin.
/www.QendraPress.com/