Fryma poetike e së dielës me poeten: Ibadete S.LIVEREKA
Do të takoj vetëm në kujtime
—————————————–
Do të shëtis lagjes ku shëtisje i ngazëllyer
megjithëse do të të takoj vetëm në kujtime
në buzëqeshje njerëzish do të shtroj kërkimin
por e di se do të gjej veç në fytyrën time.
E di se fjala e pathënë ishte emri im
dhe ty ende nuk t’u shua zjarri i zemrës
në përflakje udhëton si dashuri me shpirtin
herë pushon në gjol loti të syrit pa bebëz.
Të zbrazëta janë udhët, me ty erdhën të gjithë
në kurora pemësh m’i kthen veç shikimi
si shpirti që të drejtën e vulosë me zemrën
bartesh gjethe në erë pushton si ngushëllimi.
/www.QendraPress.com/