Fryma poetike e së dielës me poeten;- – Igball Brava KRIVANJEVA

Kujtesë për dashurinë

————————————

Petalet e trëndafilit mund të vyshken një ditë..

Do t’i hedhim te plehrat ku dëgjohen lehjet e qenve…

Dhe hijen e drurëve do ta marrë bora me bardhësi..

Mbase dhe buzëqeshja do të na fshihet pas reve..

Po dashuria është porta e qetësisë së zemrës..

Nga ato që nuk i gjen kurrë, në asnjë vetrinë..

Dhe në dimër bëhesh pjesa e bukur e pranverës ..

Dhe trupi të merr dridhje a aromë me trëndelinë…

Atë ditë do të marrësh kurorën më të dritëzuar.

dhe këmba do të kërkojë të vallëzojë me yjet…

Të ikin rrudhat në ballë, gushë e nëpër duar..

Do të bëhesh si zogjtë që nisin të këndojnë në pyje..

Lum dita që të fut bujarisht në këtë portë!

Lum njerëzit që shijojnë këtë gëzim të shenjtë!

Kur një ditë mbase mund të thinjet kjo botë..

Vetëm dashuria do ia japë rizgjimin e vërtetë…

/QendraPress.com/