Fryma poetike e së dielës me poeten:-Irena DRAGOTI
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/480017072_9718572671489240_4400347050353127605_n.jpg)
Pleistocen( epoka e zjarrit)
———————————–
Vetja doli një ditë nga sytë,
Erdh’ përballë si ajri i natës,
e më goditi me grusht fytyrës
Ishte panikosur…
prej trupash të huaj,
e këngësh të shurdhëta,
frikës së dritës se mund të zmbrapsej,
prej të tjerëve…
Pastaj më tërhoqi shkallëve
përmes masakrës së ndërgjegjes
me duart prej reje që digjnin vetëtima
“ të shkelurit” nuk ishin kundërshtarë
por pellgu i syve ku u mbyt Ofelia.
U gjendëm heshtur në “basement”
Xhepash më fshehu ambicjen
Gjeje … tha
përtej çdo vehteje pa vehten
nëse dorëzon dritën.
Drejtoi krahun rreth hapësirës.
Bëri dritë,
mbi një kinema dhe minibar,
një sofa që përthyhej mureve.
A të mjafton?…
Gjithkaq do të jetë jotja
dhe nëse do të kesh fat
do ndezësh nga përplasjet një zjarr të ri
si një poezi që nuk shkruhet
por lë shenjë në shpirt
/QendraPress.com/