Fryma poetike e së dielës me poeten;-Katerina BARBIERI
Toka ime
————————————-
Ditet i pres me padurim,
Sa here atdhe ,un vij tek ti,
Ti me sheh te kapardisur ,
Por nuk e sheh mallin ne gji
Sa here atdhe un vij tek ti,
Ku dheu jot është ar i çmuar,
O zot un ndjehem perëndeshë,
Ndjehem si zog,pëllumb i shkruar
Sa herë qe ve këmben ne toke,
ne rrugët e saj asfalt e gur,
Un ndjehem porsi gladiator,
Si balte e kuqe,jo nuk gjej kurrë
Sa here qe vij atje tek ti,
E ndjej profum te bukës pjekur,
Besoni miq,me shtohet jeta,
Shija ne sofër aty ka mbetur
Sa here me sheh ti toka nene,
Me përkëdhel ,me puth ne balle,
Me pëshpërit diçka ne vesh,
Mos harro kurrë ,qe je shqiptar /www.qendrapress.com