Fryma poetike e së dielës me poeten; Kimete Osmani BEQIRI

Hyjnesha ime…

————————————–

Hyjnesha ime, sot është datëlindja jote

Përzemërsisht, t’i urojmë t’mirat e k’saj Bote

Jo vetëm sot, çdo ditë të jetës time

Ndihem falënderuese, që je nëna ime.

Uroj t’a kemi fatin, të jetojmë gjatë

Ka kohë e shtrenjta ime, që s’të kam ngatë

Në zemrën time, je afër përherë

Sa herë t’a dëgjoj zërin, më lumturon çdoherë.

Je mbretëresha ime, unike në këtë Tokë

Më e dashura, engjëll… Në këtë Botë

Së shpejti, s’do ekzistoi më kjo largësi

Kur t’më përqafojnë ato duar, ndodhë mrekulli.

Mbesat dhe nipat, janë dëshmitare – dëshmitarë

Prehri yt i bekuar, sa është i mbarë

T’ka bekuar i madhi Zot, me mirësi

Zemrat përherë po n’a i mbushë, me krenari.

/www.qendrapress.com/