Fryma poetike e së dielës me poeten;- Kimete Zahiti TERNAVA

Gjirokastër

———————-

Kur hana zbret

Dhe kur hana zbret në qiell

Dhe kur rrezet më ngrohin mua

Vjen tek unë e zhdukesh prapë

Gjithmonë njëjtë

Më thu të dua!

Edhe unë të dua shumë

Edhe unë të kam pëzemër

Gjithmonë je e mbetesh njëjtë

Për mu më i bukuri emër

Sado larg që jemi ne

Sa herë që ne vim këtu

Ky është vendi që gjithë na sjell

E na bën tok si dikur

Anilë, ti me jep jetë e me jep zemër

E të bukurën dashuri

Po ta them me gjithë shpirt

Do më kesh pranë gjithnjë!

Sado larg të jemi ne

Sado larg nuk ka rëndësi

Po ta japim fjalën e nderit

Do të sjellim përsëri

Gjuha jonë të pëlqen

Unë ta mësova çdo shkronjë e pikë

të të sjell ne Kosovë

Sikur ma të bukuren çikë

Të të bëj çikë Kosove

Unë jam munduar shumë

Ndaj e di shpirti im

mundi im u kthye te unë

Qdo ditë më pyet edhe sa ditë

A mund të rrim më shumë!

Ja jap fjalën sime bijë

rasti i parë si të më vie

Në Shqipërinë time të dashur

Prapë do të bie

Dhe luleve do tu marrish erë

Gjithmonë erë shqiptarie!

/www.qendrapress.com/