Fryma poetike e së dielës me poeten;- Klejda PLANGARICA

Për Humbjen dhe Pritjen…

 ————————————————-

Sa lodhshëm më rënduakan humbjet!

Më kot i quajnë zbrazëti

Mantel dëbore që po m’i thyen supet

Mbeta amalgamë pritjesh…

Do shumë kohë të arrij gjysmë-shekullin,

Por mbart një shekull lamtumirash mbi vete

Çdo natë prek gjurmët e të dikurshmëve

Qe ikjeve enden si lavjerrës

Pa u ndalur kund…

Këtu ku jam, nuk pres askënd.

Atje ku isha s’më pret askush,

Veç pritja m’i gjurmon skutat e trupit

Dhe vazhdon gërmimin pa fund…

/www.qendrapress.com/