Fryma poetike e së dielës me poeten;-Korça BIBJANA

Vjeshtë

————————-

Vjeshta vërshon

me fllade,shira e ylbere ,

fushave ,pyjeve, lëndinave.

Me drurët ,që kthehen të kaftë,

viti ndjehet I lodhur …

Gjethet e kuqe ,

ndriçojnë përgjatë jeshiles..

Dimri pëshpërit ardhjen….

Sipër një liqeni ,

retë copëtojnë mëngjesin

mbi një pasqyrë gri ..

Vjeshta vjetrohet.

Hëna hedh shkëlqimin

në baçet e burgosura …

Aty ,këtu ,

vetëm zogj të vetmuar

ndjejnë zbrazëtinë e ftohtë,

të hënës vjeshtore.

Ëndrra të panumërta, veshur verdhekuq ,

përzihen nënkresë

Rënia gjethe pas gjethe ,

dirigjon vallëzimin

e lamtumirës së fundit …

Kalendari natyrës ,

përgatit rizgjimin…

Unë pikturoj brenda vetes,

qiellin blu dhe perëndimet

në bregdet ,

aty , ku mê fle shpirti ;

ku vala më pret…

/www.qendrapress.com/