Fryma poetike e së dielës me poeten;-Korça BIBJANA
Eci mbi vargjet e dashurisë..
—————————————–
Gjithmonë kam ecur
mbi vargjet e dashurisë
Aty ku presjet e mallit
më përvëlojnë netët
Aty ku flë muza
e ëndrrave të mia
Kënga jonë e dashurisë sfidon arsyet
Serenon zemrat tona,
me dhembshuri të fortë
E shpirtat perqaputhen
Imazhi yt la gjurmë të paharrueshme,
në shtigjet e arta të zemrës sime
Aty ku shkëmbimi i puthjeve dhe pëshpëritjeve janë sekret
Dhe bashkimi i pandaluar i mishit është i shenjtë
Ti je kulmi i ëndrrave të mia
Rruga ime drejt teje
është drita udhëzuese kur jeta zbehet,
çelësi misterioz i zemrës sime,
ku jeton zjarri i përjetshëm
dhe muza e vargjeve të mia.
/www.qendrapress.com/