Fryma poetike e së dielës  me poeten:-Kumrie Avdyl SHALA

GYRBETQARI E LEKU

————————————

Sa rrebeshet po na vin ,

E sa zëra shpirtin ma grryn ,

malet t’nalta e kodrina

Mbi pullaze shkon rraptima, gjëmon moti nga vetëtima.

Eh medet nana e shkret,

Po i thrret femijet e vet,

ka harru që i ka ngyrbet,

Nana shkret:

Po del jashtë lëshon piskamë,

E merë vrapin anë për anë.

Rritë fëmijët e tash rrinë vet,

ata ikën e shkuan ngyrbet,

i lajnë prindërit fillikat.

2.

Ofshamë të frikshme lokja lëshoj,

Oh, kush nga prinderit ju largoj ,

Zana malit do ti shitoj,

Hakun nanës s’mund të shpaguhet,

Djersa babës s’duhet shuket.

Shpirti gjak nanës i pikon, fëmijët e vet ku i kerkon,

E i fton të oxhaku ua kamë bërë sofrën gati.

3.

Hapu tokë më përbi,

Si latë pleqë me lotë n’sy.

Eh kurrë mos qofsha nanë,

e as bi e fisit,

Nuk do la truallin me na bi hithi,

më u kelbë trentë e tavanit, dyrtë e oborrit me i gri ndryshku.

O dera plakut s’ ka m’u mbyllë,

Deri sa t’me lajën këmbë e durë .

4.

Eh deri kur prindërit duhet me hjek,

Po i leni si dy krimba vet.

Edhe truallin e babes e latë shkret.

Moret nuset iktë në gyrbet,

Eh, nënë e babë i latë n’vetëmi

Që t’baravatën me pleqëri,

“Një këmbë në dhe e tjetrën mbi”.

5.

Pleqtë e shkret errën vetëm ,

Fëmijët e tyre plazheve gyrbetit,

Po e ndjekin lluksin për veti.

O sa loti nënave është derdhë,

Sa kanë qajtë e vajtu,

Asnjëherë nuk kanë tregu.

E këto dhimbje janë të randa,

Kur të pret nana tê lama.

Pasha njatë Zoti qe na ka dhanë shpirtin,

Gjithe këto vuajtje kanë me u kthy,

Veç një of, nana me thanë,

Afti saj ka me ju zanë.

6.

Prindërit e shkret kur të ndërrojnë jetë,

me sy hapur për ju kanë me mbetë.

Mos harroni ju t’gyrbetit

Se çdo gjë nuk e blen leku.

Mbushni gjepat,

mbushni me lek,

Nanë e babë s’ gjeni për jetë!.

/www.qendrapress.com/