Fryma poetike e së dielës me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA
NYJË GORDIU
——————————-
S’lejoj të vdesësh pa faj,
Se nga zemra kurrë s’të ndaj,
Ti për mua viktimë të bish,
Të jetosh si rob i mjerë.
Këtë unë kurrë s’do ta lejoj,
Gjersa vdekja të më marrë,
S’mendoj kurrë të të humbas,
Ndihmën time do ta ofroj,
Do të fitosh atë që do,
Jeta jote që të lulëzojë.
A mendon se shpirti im
Është livadh me plot bagëti,
Ai është plagosur, është sakatosur,
Në brendi të ka vetëm ty,
Atë çka pata, ti fala ty,
E të gjitha i mbylla në ndry.
Kam humbur çelësin,
Më s’mund ta gjej,
E kam humbur që në fillim,
E askujt s’do t’ia rrëfej,
E kam plagë pa shërim,
E di mirë vetëm shpirti im.
/www.QendraPress.com/