Fryma poetike e së dielës me poeten; -Kumrie Avdyl SHALA

SHEQER BILUR
—————————–
Shapi u nda nga sheqeri,
E sheqeri mbeti i pastër, belur.
U mbështoll me ngjyrë ari,
Sa bukur rri në strofullen e tij,
Sille kah të sillesh, i rrethuar me dashuri!
Sheqeri u nda nga shapi,
Edhe pse ishte ujitur me kujdes,
Që të rritej shtati i tij.
Ishte degëzuar si rrapi,
S’e largonte dot njeri,
I ngjitur si rriqna për trupin e tij.
Bardhësia ia verboi sytë,
Ngjirja e tij ia vrau orën.
Më në fund u bind,
Se me të s’do të kishte jetëgjatësi.
Mbeturinat u hodhën në koshin e plehrave,
Kokën nuk e ktheu pas,
Të mblidhte asnjë thërrime.
Se shapit i erdhi fundi,
Si kalit të dy shtëpive.
Ti, moj ëmbëlsi, vazhdo rrugën hyjnore,
Mos lejo shapin, as milingonjat,
Ta humbin atë bardhësi
Që shndrit si nuri,
E pastër si beluri – sheqer.
Dedikim:
Për çdo shpirt që kërkon të
mbetet i pastër dhe i ndritshëm.
/QendraPress/