Fryma poetike e së dielës me poeten;- Laureta MALAJ.

Një botë e fshehur!

———————————-

Ka dhe ditë që herë mërzitesh

Dhe mundohesh ta ndalosh.

Nëpër yje, pretendimet

Pak nga pak nis t’i kërkosh.

Të kaluara nëpër vite

Degëzime bëhen shumë.

Ndonjëherë i merr dhe era

i përplas në ndonjë lumë.

Nëpër dallgë fillojnë të fshihen

Edhe më nuk i gjen dot,

Sa të shenjta k’to kërkime,

Ku në mes fshihet një botë.

Botë e heshtur, lajkatare,

Ku të shumtët hedhin valle.

Ka të tjerë që s’hidhen dot

Dhe e qajnë jetën me lot!

/QendraPresss/