Fryma poetike e së dielës me poeten: Lela QEJVANI
MOS MA PREK SHUSHICËN
————————————–
Mos ma prek Shushicën,
se ulën kokën malet,
qajnë me lot e derte ,
se thahen livadhet .
Mos ma prek Shushicën,
se ngordh çdo gjë e gjallë ,
do mbetet në legjendë si lumi i tharë .
Mos ma prek Shushicën,
se në të marrë frymë ,
kur lagem në ujë dhe prehem në lëndinë,
ku nuhas rigonin të verdhën trëndelinë.
Mos ma prek Shushicën se do kesh pengesë,
atje dua të prehem edhe kur të vdes ,
të më përkëdhel flladi i mëngjesit dhe e buta vesë .
Prandaj të lutem shumë,
nëse ke pak besë ,
mos ma prek Shushicën se për të unë vdes!
/www.QendraPress.com/