Fryma poetike e së dielës me poeten;-Lida BASHLLARI

TI S’MË NJOHE KURRË

————————————

Ti asnjëherë nuk e ke ditur

Që unë jam nga qyteti yt.

Ti asnjëherë nuk më ke parë,

Rrugëve të tij.

Thirrjen time nuk e ke dëgjuar

Në asnjë shkollë,

Sepse asnjëherë nuk më ke dashur.

Ti nuk i ke parë sytë e mi,

Në qiellin e kaltër,

Flokët e mi nuk i ke ledhatuar,

Në barin e gjelbër me vesë,

Sepse asnjëherë nuk më ke dashur.

Dora ime është era ledhatare,

Trupi im parmaku,

Ku ti shpesh qëndron.

Buzët e mia janë qershitë e kuqe,

Por ti nuk më njeh,

Nuk më dashuron.

Unë të desha shumë,

Ti e injorove dashurinë.

Do të vijë një ditë që ty do të vijë keq,

Që unë isha nga qyteti yt,

E ti s’më njohe kurrë.

/QendraPress/