Fryma poetike e së dielës me poeten;-Liljana NDONI
Heshtja që flet me gjuhën e shpirtit
——————————–
Si një pikture e vjetër që me heshtjen e saj flete me veten,
E dëgjon nga larg dhe zëri ime nuk e prek dot heshtjen..
Me pëlqen e heshtur sepse me mungon,po ,më mungon….
Një puthje te ka mbyllur gojën, dhe sytë kane fluturuar enden ëndërrojnë..
Te gjitha gjerat që ishin te mbushura ne shpirtin tim,
Te gjitha i more dhe ti dele prej saj i mbushur me shpirtin tim.
Flutura ëndrrash te
ndritshme te përshkojnë si një flake,
Flatrat te janë te lidhur nene qiellin e huaj me pritjen e gjate,
e me heshtjen qe u plake..
Zëri u ngrit ne thirrje e nuk e di se ku humbi ne kërkim,
Nata e heshtur e mori nder yje,
ku ylli është vete heshtja dhe zëri I’m nuk te arrin..
Një qiell te ri kërkon te fluturoj e
udhën ta përshkojë atje ku e ndjenë malli,
Heshtjen dhe prangat e kurbetit ti thyej,
e fluturimin të ndjek atje ku me përqafimin shuhet malli..
E dashuria merr flakë zjarri
Sa shumë mall ka shpirti për sytë e tu.
/www.qendrapress.com/