Fryma poetike e së dielës me poeten;- Liljana NDONI

SOT

———-

Sot, zbritën tempujt dhe mbuluan botën me dashuri,

Nga lart ëngjujt e qellit shpërndanë rrezet lumturi,

Mbi supe ra ,e u pagëzuan me petale trëndafilash,

Gjëmbat u kthyen në ndjenja emocione të zjarrta kaluar gishtash,

Aty nuk eksiston nata ylli është rritur aq shumë, sa për ta bekuar atë,

Forca e dashurisë i ngriti dhe statujat u lëvizën për të,

Krahët përqafuan gjith botën për ti dhënë siguri ,

Drita e mbrojtur do të pozojë për të,ndjenjë në përjetësi..

Në këtë San Valentin janë dhe dasmorët e vetmisë,

Këndojnë melodi pa zë për në të çarat e zemrës,

Në ankthin ngërthehen fort,tek njeri-tjetri varin shpresat ,

Në këtë ditë të dashuris ,ku emocionet shpërthejnë dhe bëhen dhurat..

/QendraPress/