Fryma poetike e së dielës me poeten;-Linda FANA
Katër vajzat
————————-
Kjo botë më dha shumë të mira
Të mira që shpirtin ma ngrohin
Por si vajzat e mia
Me këtë dhuratë Zoti më bekoi
Secila më e mirë se tjetra
Secila zemër më falë mirësi
Më qetësojnë çdo vuajtje
Më heqin çdo mërzi
Ato janë të shtrenjta
Si ndërroj me asgjë
Secila është e ëmbël për nënë e për vëlla
Ato ia dinë rendin të pysin kur të vinë
Dhuratë nga Zoti që s’paguhet me asnjë çmim.
Janë bijat e mia që i dua deri më amshim.
/www.qendrapress.com/