Fryma poetike e së dielës me poeten;-Lubi H.TOTA

Kullat tona !
————————
Ej më vikat një zë nga brenda,
Një lot vërshon ngadalë fytyrës,
Kjo kullë e heshtur ne Bardhaj-Reç,
Ishte një vatër e gjerë mikpritjes,
E tash në heshtje çdo qoshe kulle,
E ka të shkruar një histori,
Kaluan vite e motet shkuan
Kjo kullë përcolli veç bujari,
Sa më ka marrë malli për trojet,
Ku sofra e bukës rrinte e shtruar,
Çdo udhëtarë,shumë jabanxhi,
Në këto troje shpesh kan pushuar,
Por sot mes lotësh i shkruaj dy fjalë,
Për këto vise mbetur në heshtje
Nuk ka askund një zë fëmije,
Kjo kullë nuk ka as buzëqeshje,
Iku rinia dhe shtegtoj gjetkë
Kanë mbetur shkret kulla e vatan
Një mall i madh brenda më mbyt,
Në botë nuk gjen ti vatrën tanë.
Në prag të kullës ula e pushova
Sa burra rriti kjo kullë në shekuj,
E sot mes lotësh e përqafova
Çdo gurë të kullës që është e gdhendur .
Vite përcolla dhe unë me penë,
Kjo kullë e heshtur portën me dry,
Në zot u luta edhe njëherë,
Mbushi këto troje plot me fëmijë!
/QendraPress/