Fryma poetike e së dielës me poeten:-Lubi H. TOTA

Të lexoj me një shikim !
—————————————
Të lexoj me një shikim
S’dua fjalë asgjë nuk dua
Sytë e tu mbush me shkëlqim
Për çdo ditë flasin me mua ,
Ta lexoj në sy mërzinë,
Dhe gëzimin ta lexoj,
Kur një brengë e ke në shpirtë,
Përsëri di të lexoj .
Kur poeti flet me andrrat,
Flet me dallgë, flet me shi,
S’është e lehtë për ta kuptuar
Të lexon në fshehtësi ,,,
Edhe ty të kam lexuar,
Çfar t’thot zemra unë e di,
Jo nuk ka nevoj të flasësh,
Të lexoj kur të shoh me sy.
Si pulbardha nëpër pllaja,
Të lexoj nuk është çudi,
Zë nuk nxjerr, ti nuk nxjer fjalë,
Por në zemër, një peng e ki,..
Heshtja juaj po më mbyt,
Flasin sytë, kur ti je n’gjumë,
Gjithë brendinë e shpirtit tënd
E përcjellin për tek unë.!
Shkroi SULBIE .H. SHEHU !
/QendraPress/