Fryma poetike e së dielës me poeten;- Margarita Llapushi ZENELI
Merrmë o vjeshtë…
———————————
Merrmë o vjeshtë, në krahët e tua
më ço në vreshta të mbushura plot,
aroma e frutave t’më deh edhe mua
si dehen dashuritë, çdo ditë e çdo mot!
Merrmë o vjeshtë tani ,më vonë s’i dihet,
buzëplasurat nga vera, ti njomë sadopak,
si mushti i rrushit tek pret të zihet
të ëmbëlsoj shpirtra dhe të shuaj merak!
Merrmë o vjeshtë ,si gjethja kur puth tokën
të shoh vashat në stola dashurish,
me ngjyra të arta t’ua stolis kokën
flokët t’u puth ,si në skena magjish!
Merrmë o vjeshtë,më ço ku do zemra
të çelet me ngjyra si gjethet e flakta,
mbaje mbështjellë kur dimri të vijë
e ngrohtë të jetë,në netët e gjata!
/www.qendrapress.com/