Fryma poetike e së dielës me poeten; -Marigona KELMENDI

Nuk ke pse

—————————

apo Apokalips letrash

Tek sa zhurma prish imazhin

Apokalips letrash boshe

Ndaloj të hedh sytë

Matanë detit të Zi

Lutjet nuk preferohen

Anipse lufta ka nisur

Diku tek frengjitë hyn era

E përgjumur të marrë hak

Për lodrat e ëndërrat e saj

Nuk di si përgjigjet heshtja

Duke filluar të pyes veten

Mbase ishte vetëm

Një ëndërr e keqe

Dhe kaq.

/QendraPress/