Fryma poetike e së dielës me poeten;-Marigona ZEKAJ

BESA

———————–

E vramë

ma të shtrenjtën

Në jetë dritë

E errësuam

E bëmë të zymtë

Sa shumë besuam

E vramë atë që e falëm

E nuk e shkelëm kurrë

E vramë atë që na mbante gjallë

Secilën femër

Secilin burrë

Ajo qe na dha siguri

Kur kaluam male e dete

Pa pasur frikë njëri

Marigona Zekaj 06.01.2023

www.QendraPress.com/

————————————————