Fryma poetike e së dielës me poeten;-Marigona ZEKAJ

E kalbur
(Botë)
———————
Lule, aromë e ngjyrë,
por ku? mbi plagë,
mbi plagët e së kaluarës.
E mençur ishte,
por si hyri në punë?
Se s’kishte një grimë bukuri
E sinqertë ecte me taka,
me krenari kishte
kaluar vrer e varfëri.
Merre, vajzë, valixhen,
ik aty ku vlen një kafshatë,
një kafshatë buke gojë
se bota ka egërsi.
@highlight
/QendraPress/

