Fryma poetike e së dielës me poeten;-Marina PRENGA

Rrugët e jetës

————————————–

Sinqeriteti është një bukuri,

Si rrezet kur bien mbi det,

Dhe dielli e bënë folenë aty,

Toka dhe deti aty marrin jetë.

Në jetë dhuro vetëm mirësi,

Se është e shkurtër si një valë,

Që bregun puth me dashuri,

Pastaj thërrmohet dalë-ngadalë.

Në rrezet e diellit ngrije folenë,

Strehë dielli të jetë zemra jote,

Se marrëzia shpesh të rrëmben,

E kohë s’ke ta ndreqësh në mote.

Rruga e jetës është shumë e gjatë,

Misteret e saj janë bashkudhëtare,

Baticat dhe zbaticat janë vetëm fat,

Lufto pareshtur që të jesh krenare.

Jetën unë e njoh pak a shumë,

Bukuritë e saj i di edhe nuk i di,

Por ëndrrat e mija derdhen lum,

Jam diell, hënë, rrebesh e stuhi.

Si valët e detit unë dua të jem,

T’i përkëdhel brigjet me dashuri,

Rrugët e mistershme aty le të jenë,

Por në jetën time të dhuroj mirësi.

//www.QendraPress.com/ ———————————————————–