Fryma poetike e së dielës me poeten;-Meri BO

Manifest është thjesht !

—————————-

Gënjeshtra sa më e madhe të duket

aq e madhe është e vërteta, që ai dëshiron të fshehë

Sa më e madhe të jetë,

të besosh, është më e lehtë.

E vërteta është sytë e mi,

një flutur që fluturon midis fjalëve të rreme

pa e prekur, pa e rregulluar.

Nuk ka frikë prej tyre,

ato shtrihen vetëm dhe lartesohen pa u munduar.

Gënjeshtra mund të ndryshojë formën

por ajo kurrë nuk mund të rilindet

Shndërrohet në diçka të vërtetë

se mban maskë dhe mantel.

Vetëm e vërteta e zhveshur dhe e pastër

do të ngrihet lart

Mbi errësirën do të shkëlqejë

me gjithë bukurinë e saj.

Të gjithë ata që kërkojnë të vërtetat

shohin me sytë e shpirtit.

Le të lindin të vërtetat, në rrjetin tuaj diellor.!

/www.qendrapress.com