Fryma poetike e së dielës me poeten;-Meri BO

Mrekullia e Gushtit!

——————————-

Ikën Hënat e Gushtit,

mbetën vetëm disa perëndime dielli

për të pikturuar qiellin.

Endrrat e venitura, tashmë pikojnë nostalgji

Gjithçka e bukur iku me nxitim.

Zemrat, rrinë larg si një pyetje

te loti i rrëshqitur

te i paplotësuari të dua.

Para se të kapim thirrjen e vjeshtës,

le të puthemi dhe njëherë

para perëndimit të diellit.

Dashuri e pashuar

Pa mëshirë

Përpara mrekullisë së gushtit.!

/ëëë.qendrapress.com/