Fryma poetike e së dielës me poeten;- Meri MEZINI

MBAS PUTHJES

——————————————————

Mbas puthjes fytyrat kthen në lule,

faqet ngjajnë me trëndafilat ngjyrë rozë,

këmbët dridhen sikur s’kanë më kocka,

trupat qëndrojnë mbi damarët e hollë.

Pas puthjeve duart marin dridhjet e radhës,

buzët si flakë e kuqe në gojë,

kur sytë përplasen lotojnë të lumtur,

trupat nga epshet ngërçi i pushton.

Mbas puthjes ndizen

dritat e shpirtit,

dy shpirtra binjak në ndjenja lundrojnë,

kur dy të dashuruar, i shijojnë k’to puthje,

qielli me yjet ata i xhelozojnë.

Mbas puthjes vrapojnë të lumtur plot jetë,

vrapojnë në terin e natës me hënë,

dhe shiu që bije mi kokat se ndjejmë,

dashuria të deh, të vel kur ka ndjenjë.

(Nga Meri Mezini)

//www.QendraPress.com/