Fryma poetike e së dielës me poeten;-Meri MEZINI
“ZEMRA E NENES NUK MBAN INAT”
———————————————–
Dikur kam gabuar një ditë pa dashje,
dhe pse ka vite, shumë vite larg,
nënës s’e di pse i ktheva fjalën,
sot jam bërë prind, them kam bërë faj.
Se mendova gjatë, dhe sot e vuaj,
dhe në ëndërra i them sa herë më fal,
po a ka vlerë pendimi fëmijës,
tani që s’jeton dhe s’është më gjallë?
E di që u mërzit por më fali në heshtje,
se zemra e nënës nuk mban inat,
Zoti në vesh më tha ke borxhe,
do ta bëj fëmija dhe ti do ta kesh hakë..
(nga Meri Mezini)
/ëëë.qendrapress.com/