Fryma poetike e së dielës me poeten:-Mervete DRAGAJ

BESIMI I HUMBUR (këshillë)

Jetojmë një kohë

kur bisedat po bëhen shumë të rralla.

Nuk po bëhen të drejtpërdrejta.

Nuk sheh trupin, fytyrën, nuk dëgjon zërin

nuk sheh buzëqeshjen.

Çdo bisedë bëhet përmes rrjeteve sociale

me gabime të gjuhës shqipe

e me njerëz që nuk i ke parë

e mbase nuk do t’i shohësh kurrë.

Ndjenjat po vdesin dita -ditës

dhe shfaqen me paqëndrueshmërinë e atyre që i shprehin.

Dashuria është fjala që përdoret më shumë.

Ajo i vishet gjithçkaje, po jo zemrës.

Një pasiguri totale që i shoqëron njerëzit kudo

Besime të humbura

Mëngjese të zymta

Mbrëmje të akullta e ëndrra të parealizueshme.

Mashtrimet dhe gënjeshtrat janë kthyer në normë.

Dhimbja më e madhe, braktisja e vendit ku ke lindur.

Sa keq!

/www.qendrapress.com/