Fryma poetike e së dielës me poeten;- Mimoza Deliaj CERANI

Sa shumë mall..

—————————

Sa mall kam ,

për ditët që ikën,

për udhëtimet e një dite shprese.

Sa mall..që kam e mas me pika loti

nga e shkuara vazhdimin e

kalimit të minutave  e orëve

ditëve e muajve dhe vitet  si kujtim.

Sa mall për dashurinë e

Gjithë mirësinë që kisha.

Mall për kopshtin me lule

Mall edhe për ëndrrat

me shumë erë e qiellin blu

e një fëmije që kisha të vetmen dashuri.

E kujtimi me lotin valë e me qiellin mbi

Masin kujtimin si një ëndërr të paharruar

Sa shumë mall e sa shume dhembje ka

Zemra ime  e një poete e mall pa fund.

/www.qendrapress.com/