Fryma poetike e së dielës me poeten;-Mimoza Maria AIDHONI

Në Gjirokastër

————————

Një biletë doja të gjeja,

kohës të udhëtoja pas,

në fëmijërinë time të shkoja,

të ringjall ato çfarë lash.

Të gjej shokët, të gjej shoqet,

çiltërsinë në sytë e tyre,

ah moj kohë, sa e pabesë,

që mes nesh me hile hyre.

Të rendim nëpër sokaqe,

me gjunjët tona të vrara,

Gjirokastrës bukurinë,

t’ja shikoja nga e para.

Të krenohem me kalanë,

që është me qiellin përqafuar,

bashkë me të dhe Mali i Gjerë,

ah, sa shumë më kanë munguar

Mbi kalldrëmet e qëndisura,

të më shkeli këmba ime ,

të çoj sytë t’i hedh përballë,

të shoh Lunxhërinë time.

Udhëtimin pas në kohë,

mes kujtimesh bëra,

po the Gjirokastra,

i ke thënë të tëra. /www,qendrapress.com