Fryma poetike e së dielës me poeten:-Minivere Muka MAKA

N’pranverë

———————————-

N’ pranverë kristale ylberesh do sjell qielli

Retë e dendura në dasmë t’dallëndyshes

Do shkojnë

Çerdhet e njoma do i mbushin

Me nektar cicërimash n’mbrëmjen e vonë

Dielli me thërret bashkë te dalim

Rrugës se hirtë vezullim m’i falë

Veshur me te bardha në ditë dasme

Zanën e dragoin me i marrë

N’pranverë

Lulet e oborrit i shpurish

Copëza kujtimesh viteve iu falë

Kur dielli mbi korije të shndris

Vjollcë e luleshqerrë aromë le të rris

Pranverë prap do vij këtë vit

Qetësi shpirti do fal çdo natë

Kumbulla në oborr ka falë bardhësi

Vello nuseje ka shtrirë në brendi

N’pranverë nata do derdhet mbi rrugicë

Portat pa kyç do jenë

Vasha pret te qoshja

Ate që priti edhe vjet

Kur gjumi qepallën rëndon

Ëndrra mbi kaltërsi ec

Barku i errësirës skutat mbulon

Ylli pranveror me mua flet

N’pranverë…

/www.QendraPress.com/