Fryma poetike e së dielës me poeten;- Mira Zaho MËHILLI
Qetësi e shpirtit
______________________
Heshtje, ndjenjë, përjetim,
apo nënshtrim qetësia?
Ndoshta dhuratë
prej universit e dërguar,
ndoshta rehati e momentit
a madhështi e lumturisë
prej qëndrueshmërisë
ndaj stuhive e shtrëngatave,
që jetën trazojnë.
Ndoshta qetësia,
ekuilibër i natyrshëm
i kapërcimit të dhimbjeve
të pikëllimit, prej turbulencave
të padëshiruara,
që dritën e dëlirësisë
me errësirën e muzgut,
kërkojnë të mbulojnë.
Qetësia djep reflektimi,
virtyt që zukatjen
e dëshpërimit shuan,
maturi ekuilibri,
që dinjitetin lartëson.
/www.qendrapress.com/