Fryma poetike e së dielës me poeten;-Miradije GASHI

Një jetë e tërë
————————
S’ka pritje më, as udhë të nemur,
S’jemi peng i kohës, as i fjalëve pa emër.
Jemi dy zjarre, që u bënë një zemër.
Jeta jonë, një këngë pa refren,
Kur jemi të dy, dimri nuk vjen.
Jo shpirtëra të munguar,
Por dy fate që koha i deshi të bashkuar.
Një jetë e tërë që nis me ty pranë,
Dhe mbaron veç kur yjet,
S‘ndriçojnë më n’mëngjesin tanë.
/QendraPress