Fryma poetike e së dielës me poeten:-Mirela LIPO
Ja ku jam!
————————–
Ja ku jam ,nën hijen e pemës,
ku rënkimi i erës me flet.
Në çdo gjethe, një kujtim,
një histori e jetës që s’ka mbarim.
Ja ku jam ,në stinën e artë,
ku dielli përqafohet me tokën,
kujtimet fluturojnë si zogj ,
Në këtë hapësirë zemra me
ndalon.
Ja ku jam, në këtë udhë,
ku çdo hap me sjellë afër teje,
dhe natyra me thotë në heshtje,
jeta është një udhëtim, një këngë e përjetshme.
Ja ku jam ,në këtë dritë të butë,
ku çdo rreze me përkëdhel fytyrën .
kujtimet e stinëve të kaluara ,
me përcjellin,
Si një melodi e njohur !!
Ja ku jam, në këtë hapësirë ,
të gjelbër.
ku era, me sjell aromën e tokës.
ç’do gjurmë e natyrës me fletë,
për një jetë që rrjedhë si lum i qetë.
Ja ku jam, me zemrën e hapur,
dhe sy të mbushura, me ëndrra.
këtu , në çdo moment të thjeshtë,
gjej paqe dhe harmoninë e vërtetë.
Ja ku jam, me zemrën plot dashuri ,
dhe shpresën ,që kurrë s’do të shuhet,
Në çdo stinë një fillim i ri,
Simfoni e natyrës ,
Që nuk përshkruhet.!
/www.QendraPress.com/