Fryma poetike e së dielës me poeten;-Mirushe H.MUSA

Bijë e tokës sime
—————————–
Jam bijë e tokës që lindi Teutën,
mbi shpatulla mbaj malet e s’përkulem,
jam kënga e djepit, e vargu i plisit,
në rrënjët e lashta kam trungun e fisit.
Jam bijë e tokës që lindi Nënë Terezën,
bijë e mbretërve, që kishin armë rrufenë,
që zbritën nga ylli, u rritën me furtunën,
flasin për histori e këndojnë me lahutën.
Mbaj malet në shpatulla, e stuhitë në gjoks,
gjurmët e mia të gdhendura për çdo mot,
në shpinë kam retë, borën me bjeshkë,
mbaj lashtësinë që në çdo gur ka peshë.
Sot jam larg tokës amë,
me gjuhë të huaj, por zemër shqiptare,
jeta më përplasi në kurbet pa dëshirë,
malli më kthen te rrënjët e të parëve.
Në çdo frymëmarrje më flet gjuha e artë,
në çdo rënie — një ngritje më lart,
jam bijë e asaj tokës sime të lashtë,
që s’u dorëzua kurrë nga asnjë stuhi a shtrëngatë.
QendraPress/