Fryma poetike e së dielës me poeten:-Nexha REÇICA

NË PREHËRIN E TIJ
———————————-
Në prehërinë e tij vëj kokën
atëherë kur mjegullat bien
në krahëror e mbaj ëndrrën
e puth me buzët e mia.
Kur natën yjet qiellin mbulojnë
më sjellin ngadalë vezullimë
më futen brenda në shtrat
magjishëm më mbajnë në gji.
Më mbështjellin si hyjnoret
brenda syrit tënd të ngrohtë
hapa sytë si çdo natë
më përqafoi agimi.