Fryma poetike e së dielës me poeten;-Nexha REÇICA
PA TY
—————————
Dielli i shkrinë rrezet
qielli bëhet i purpurt
natën hëna fshehët
bashkë me mija yje.
Buzët pa buzëqeshje
më varrohen
lëkurë e imja thahet
shpirti më lëndohet.
Me vargje ndër duar
ndjej shijen tënde në gojë,
Nafora tretet ngadalë
me heshtjen e ëmbël.
Në ëndërr më varet
malli im,
Nata më është e pafund
Rrjedh posi lum. /www.qendrapress.com